Mori plumb në nofull! 18 ditë pas atentatit, “Rrumi” del nga spitali

537

I forti i Sukthit ka lënë dyert e spitalit të Durrësit këtë të hënë, 18 ditë pas atentatit në Shkozet, ku mbi të, prokurorin Arjan Ndoj dhe shoferin e ndjerë (humbi jetën prej plagëve) Andi Maloku, u qëllua me breshëri kallashnikovi.

I njohur me nofkën e “Rrumit”, Aleksandër Laho është larguar nga spitali pasi mjekët kanë kuruar pjesën e fytyrës së tij. Rrumi mori një plumb në nofull teksa ndodhej në makinën e prokurorit Ndoj në momentin kur mbi ta u qëllua me breshëri.

Tashmë pritet që Rrumi të pyetet dhe nga prokurorët që kanë marrë nën shqyrtim dosjen. Mbi atentatin në fjalë vijojnë ende hetimet teksa policia akoma nuk ka arrestuar personat që dyshon se kanë kryer atentatin. Deri më tani në pranga është Redjan Rraja, kushëri i deputetit të PS-së Rrahman Rraja dhe i njohur në zonën e Krujës si ‘dara’. Shenjat e gishtërinjve të tij u gjetën në makinën e atentatorëve, e braktisur pak kilometra larg nga vendi i krimit.

Ndërkohë në lidhje me shkakun e atentatit, hetuesit ende nuk kanë një pistë kryesore, por deri më tani hetimet kanë nxjerrë në pah se kemi të bëjmë me një luftë të bandave mafioze për kontrollin e bregdetit, ku flitet për qindra hektarë tokë.

Pikërisht mbi këtë çështje, Rrumi u mor i pandehur kohë më parë (bashkë me dy të tjerë) nën akuzën se kishte rrahur barbarisht shtetasin amerikano- libanez Faadi Mitri, i cili kishte ardhur në Shqipëri për të investuar miliona euro në bregdetin shqiptar (gjirin e lalzit). Pavarëissht arrestimit, Rrumi u la i lirë për shkak të mungesës së provave, ndërsa biznesmeni u largua nga Shqipëria me një sërë kockash të thyera./Express

Comments