
Edhe Edi Rama i eshte bashkangjitur iniciatives per mbledhjen e parave qe do te shfrytezoheshin per pagesen e gjobes se vene nga FIFA per futbollistet Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Me poshte po jua sjellim te plote postimin e tij ne facebook. / Faktiditor.ch

MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA është emri i llogarisë bankare ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik, për të paguar gjobën absurde të FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit
👐
Shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe me keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportiv, në Raiffeisen Bank është hapur llogaria MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA😊
Kjo llogari u hap falë nxitjes së shumë miqve të këtij rrjeti social nga e gjithë bota, si falenderim e mirënjohje për dy sportistët që ngritën peshë në një gëzim sportiv miliona shqiptarë
🇦🇱
🇽🇰