“Mos u bëj mbeturinë”, administratorët në aksion për pastrimin e mbeturinave

410
fresco

Nismës Qytetare “Mos u bëj mbeturinë” të shtunën do t’i bashkohen 40,000 administratorë të cilët bashkërisht do të pastrojnë 20 lokacione brenda dhe përreth Shkupit. Aksioni do të fillojë në ora 12:00. Për zbatimin e tij do të jenë përgjegjës drejtuesit e institucioneve, ministrat, kryetarët e komunave dhe kryeministri Zaev.

Vetëqeverisjet lokale dhe institucionet thirren t’i bashkohen aksionit në komunat e tyre, lokacionet do të përcaktohen nga vetë kryetarët e komunave, të cilët do të bashkohen me sektorin publik dhe në këtë mënyrë të gjithë do të kompensojmë 2 janarin e këtij viti i cili ishte ditë jo pune. Qëllimi kryesor përveç asaj që do të pastrojmë është ndërgjegjësimi i qytetarëve – tha Damjan Mançevski – Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Unë mendoj se duhet të punojmë në edukimin e fëmijëve ndërsa të rriturit të ndëshkohen. Meqenëse mendoj se është tepër vonë për ta që të edukohen, mendoj se dënimet do të kryejnë punë – deklaroi Irena Ristiq – Nisma “Mos u bëj mbeturinë”.

Comments