Mot i ligë gjatë ditëve në vijim, me shi të rrëmbyeshëm, breshër dhe bubullima

784

Gjatë ditëve në vijim moti do të jetë dukshëm më i ngrohtë, por në orët e pasdites në disa vende i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht do të ketë kushte që proceset të jenë më intensive në formë të motit të ligë, me erë të fuqishme, shi të rrëmbyeshëm dhe paraqitje të izoluar të breshrit, informoi DPHM.

Edhe në Shkup gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, por pasdite në disa pjesë të luginave moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe me kushte për mot të ligë.

DPHM rekomandon që në rast të shkarkimeve elektrike të mos qëndrohet në hapësira të hapura dhe nën drunj.

Comments