Mot pjesërisht i vranët, me reshje të kohëpaskohshme të shiut
Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu dhe bubullima. Vende-vende proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me më shumë reshje shiu, bubullima, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri 12, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 8 deri 25 gradë Celsius.
Edhe në Shkup do të jetë mot pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Pasdite do të jetë e paqëndrueshme me reshje të dendura shiu, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të ulet deri 10, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 25 gradë Celsius.
Sipas DPHM-së, deri në fund të kësaj jave do të mbajë mot pjesërisht me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe paraqitje të bubullimave. Do të ketë procese më intensive në formë të stuhisë me shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të përforcuar dhe paraqitje të izoluar të breshrit.

