Moti i ndryshueshëm ndikon në gjendjen shëndetësore të qytetarëve (VIDEO)

Ndryshimet e temperaturave në këtë periudhë të vitit shkaktojnë rënie të imunitetit tek njerëzit dhe i bën të jenë më të ekspozuar ndaj viruseve dhe dhimbjeve të kokës. Shkaku kryesor për këtë është se organizmi nuk mund të adaptohet shpejtë në këto ndryshime, thonë mjekët.
“Në këto raste ndjejmë të ftohtë dhe ethe në trup dhe nëse ndodhë kjo, organizmi është më i dobët dhe me imunitet të dobët dhe viruset e kanë më lehtë. Në periudhën e ftohtë zvogëlohet edhe rezistimi i rrugëve të frymëmarrjes, prandaj viruset janë më të suksesshme dhe njerëzit sëmuren me ethe dhe grip”, tha Mihail Koçubovski, Instituti i shëndetit publik.
Qytetarët që kanë sëmundje reumatologjike janë më të ndjeshëm nga ndryshimi i motit. Mjekët rekomandojnë në këtë periudhë të konsumohen ushqime të pasura me vitamina në mënyrë që të forcohet imuniteti.