Moti në mëngjes i ftohtë, gjatë ditës temperatura deri në 21 gradë
Moti në mëngjes i ftohtë dhe me kushte për paraqitje të mjegullës nëpër lugina. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor, Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 16 deri në 21 gradë.
Në Shkup moti në mëngjes do të jetë i ftohtë dhe në disa pjesë të luginës me mjegull. Gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 18 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

