Moti sot në mëngjes shumë ftohtë, gjatë ditës me diell me vranësira të lehta deri në mesatare

69

Në mëngjes kthjellët dhe shumë ftohtë, gjatë ditës me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin -9 deri në -2, ndërsa maksimale do të arrijë nga 5 deri në 12 gradë.

Në Shkup, me diell me vranësira të lehta. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në -6, ndërsa maksimale do të arrijë 6 gradë.

Comments