Moti sot relativisht i ngrohtë, temperatura deri në 24 gradë
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, relativisht i ngrohtë dhe me reshje lokale të shiut. Vende vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe me bubullima. Do të fryjë dhe erë e përforcuar nga drejtimi juglindor (mbi 70km/h). Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 19 deri në 24 gradë, shkruan Alsat.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 23 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

