Mourinho, 30 ndeshje – 36 pikë

183

Moebel THEMA

Jose Mourinho po kalon momentet më të vështira në karrierë si trajner

Trajneri portugez, Jose Mourinho, i cili ka fituar tituj të shumtë gjatë karrierës së tij me shumë klube Evropiane, po kalon momentet më të vështira në karrierë, shkruan Gazeta Express.

Ai u shkarkuar një vit më parë nga Chelsea për shkak të rezultateve të dobëta, dhe fati i tillë është duke e përcjellë edhe te United, i cili nuk po arrin të gjejë formulën e duhur drejt sukseseve.

Këtë e tregojnë më së miri edhe statistikat. Sipas “Squawka Football”, në 30 ndeshjet e fundit në Premierligë me Chelsean e Manchester Unitedin, Mourinho ka fituar vetëm 36 pikë – më shumë se një pikë për ndeshje.

Nga këto 30 ndeshje, Mou ka regjistruar 12 humbje, 9 fitore dhe 9 barazime.

Aktualisht “Djajtë e Kuq” gjenden në pozitën e gjashtë në renditje me 21 pikë, 13 më pak se lideri Chelsea.

Comments