Mourinho: Ja plani për përforcime

307

muri

Ndërsa në të gjithë botën kanë rënë ethet e “Black Friday”, në Angli po spekulohet shumë me planet e Jose Mourinhos për merkaton e muajit janar.

Trajneri portugez kërkon të përforcojë të gjitha repartet dhe për këtë arsye ka kërkuar udhëtime të emisarëve të klubeve të udhëtojnë në të gjithë stadiumet e Evropës për të përcaktuar elementët e duhur për Djajtë e Kuq.

Objektivi kryesor i anglezëve dhe ndoshta më i vështiri për t’u arritur është David Alaba. Sipas “The Sun”, Mourinho dhe ndihmësit e tij e kanë ndjekur nga afër mbrojtësin e Bajernit në ndeshjet e Austrisë me Irlandën dhe Sllovakisë, 2 ndeshje që shërbyen për të monitoruar edhe mesfushorin Baumgartlinger.

Tjetër objektiv i Manchester United është qendërmbrojtësi i Benficës, Victor Lindelof i cili është vënë edhe në shënjestrën e Realit të Madridit dhe Barcelonës.

Mourinho kërkon përforcime edhe në mesfushë e sulm duke parë se diferencat me skuadrat kryesore për sa u përket golave të shënuara janë të mëdha. Një prej emrave që është vënë në listën e Manchester United është ai i Leon Bailey të Genk i cili në këtë sezon ka shënuar 8 gola në 26 ndeshje zyrtare, 4 nga të cilat në Europa League.

Për sulmin, emri më i përmendur është ai i Belottit, golashënuesin më i mirë i Serisë A. Sulmuesi i Torinos ka ngjallur interesin e disa prej klubeve të Premier League, por skuadra granata i ka ofruar atij rinovimin e kontratës e shoqëruar edhe me një klauzolë që arrin deri në 50 mln Euro. /Top Channel

Comments