Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho si gjithmonë ka vazhduar me ankesat pas rezultateve të dobëta.
Ai ka fajësuar referimin e dobët në ndeshje si shkak të humbjes. Sipas tij goli i parë i Anderson ishte pozicion jashtë loje kurse goli i tretë i Arnautovic kishte faul për United.
“Goli i parë ishte pozicion jashtë loje, ishte gol që të martën nuk do të ishte gol për shkak të VAR” tha portugezi për golin e parë.
“Zabelta nuk bën asnjë kontakt me topin, ai vetëm e tërheq lojtarin nga pas dhe goli i tretë i jep fund ndeshjes”, ishte sqarimi i Mourinhos për golin e tretë.

