Mozzik dhe Loredana të pikëlluar për vdekjen e menaxherit të Azetit

493
fresco

Mëngjesin e sotëm ka ndërrruar jetër menaxheri i reperit Azet.

Sefa Kaya humbi jetën në një aksident që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, shkruan lajmi.net.

Sefa Kaya, shtetas Zviceran, i cili ishte menaxheri i reperit të njohur kosovar, Azet.

Vdekja e tij në moshë shumë të re ka tronditur miqtë dhe kolegët e tij, të cilët kanë shprehur ngushëllime për familjarët e Kayas.

Reperi Mozzik dhe partnerja e tij Loredana, kanë reaguar përmes disa postimeve në Instagram, ku u shprehën të pikëlluar për këtë lajm.

“Zoti t’pastë mëshiru me Xhenet Inshallah! Prehu në paqe, njeriu më i mirë Sefa”, ka shkruar Mozzik. /Lajmi.net/

Comments