Mozzik sjell një pjesë të ‘Dhelpër Dinake’, zbulon datën e lansimit

Reperi Mozzik ka kohë që ka nisur punën për projekt të reja.
Mozzik prej ditësh ka paralajmëruar se kënga e re është drejt finalizimit dhe pritet të publikohet së shpejti, shkruan Indeksonline.
Përmes një video të shkurtër të publikuar në rrjetet sociale, Mozzik ka sjellur një pjesë të këngës së re, ai poashtu ka zbuluar datën e lansimit.

Reperi ferizajas tregoj se më 8 nëntor do e sjellë këngën e re me klip, e cila mban emrin “Dhelpër Dinake” dhe thuhet të jetë dedikimi për ish-bashkëshorten e tij, Loredana.
Ndryshe, Mozzik dhe Loredana i dhanë fund lidhjes pak javë më parë, dyshja janë prindër të një vajze./Indeksonline/