MPB: Arrestohet 30-vjeçari nga Studeniçani i Shkupit, masturbonte në vende publike
30-vjeçari me iniciale S.A. nga fshati Pagarushë i Studeniçanit është arrestuar para dy dite nën dyshimet se në disa raste ka masturbuar në vende publike, në prani të disa grave nga Shkupi. Nga MPB bëjnë të ditur se për të njëjtin gjykata tashmë ka shqiptuar masën e paraburgimit.
“Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “plotësim i kënaqësive seksuale para tjetrit” në pesë raste, që dënohet sipas nenit 190 nga Kodi Penal, gjegjësisht në autobusët e qytetit dhe në vende të tjera publike ka masturbuar para disa grave nga Shkupi. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe në prani të prokurorit publik është bërë identifikimi i tij nga ana e viktimave”, thonë mes tjerash nga MPB.

