MPB , TAKIM TRILATERAL ME KOLEGËT E SHQIPËRISË DHE KOSOVËS!

228
fresco

 
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë Agim Nuhiu tha se në MPB realizuam takim trilateral me homologët e Shqipërisë dhe Kosovës transmeton Faktiditor. “Nuk duhet të presim që të trokasë dera për të kuptuar se midis nesh duhet të thellohet bashkëpunimi!” u shpreh Nuhiu duke theksuar edhe atë që janë shumë të interesuar që së bashku edhe me homologët e Malit Zi, Serbisë, Bullgarisë, Greqisë dhe vendeve tjera të rajonit të kultivohen dimensionet europiane në fushën e bashkëpunimit policor.
“Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova janë dhe do të mbeten mbështetësit më të mëdhenj të rajonit në përballjen me sfidat e kohës! Do të jemi gjithmonë bashkë edhe me vendet tjera fqinje në rrugën e vlerave institucionale dhe standardeve europiane!Bashkë gjithmonë është më mirë! Vendet tona dhe rajoni kanë nevojë për bashkëpunimin tonë!” deklaroi njeriu i dytë i MPB-së në Maqedoni./Faktiditor/.

 

midle

 

Comments