MPB vazhdon me kontrollet e përforcuara: 376 sanksione në Shkup
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshje (15.09) vazhdoi me kontrollet e përfocuara në komunikacion.
Sipas njoftimit të policisë, në Shkup janë shqiptuar 376 sanksione, prej të cilëve 23 persona kanë vozitur pa leje vozitje, 105 persona kanë tejkaluar shpejtësinë, 22 automjete kanë qenë të paregjistruara, janë dënuar 35 motoçiklistë dhe janë konfiskuar 5 motorë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Kontrollet e përfocuara vazhdojnë dhe gjatë ditëve në vijim. Ju bëjmë thirrje qytetarëve t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thonë nga MPB./Telegrafi/

