Mposhtet Shkëndija, fitojnë Shkupi dhe Renova

316

Xhiroja e 10-të në elitën e futbollit vendor nuk ka rezultuar e mbarë për kampionët në fuqi, Shkëndijën e Tetovës, pasi kuqezinjtë u mposhtën nga Akademia Pandevi me rezultatin 2:1. Dy finalizimet e Mirçevskit i dhanë fitoren Akademia Pandevit, ndërsa golin e nderit për Shkëndijën e Tetovës e shënoi Doriev.

Moebel THEMA

Shkupi vazhdon ecurinë e rezultateve pozitive, pasi sot fitoi Tikveshin në transfertë me rezultatin minimal 1:0. Goli i cili vulosi fitoren e Shkupit u shënua në minutën e 30-të nga Tofillovski.

Në ndeshjet tjera Bregallnica mundi 4:1 Makedonija Gjorçe Petrovin, Renova triumfoi ndaj Pelisterit me shifrat 2:0, ndërsa Struga Trim Lum barazoi 1:1 me Borecin.

Comments