MSHIA, propozohet ndryshimi i ligjit për administratorët

296

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës i ka propozuar Qeverisë ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Administratorët…

Me këto ndryshime kërkohet shfuqizim i testeve për kapacitetin intelektual, certifikatave për njohjen e gjuhëve të huaja, dhe ndryshime në mënyrën e avancimit të administratorëve.

Sipas sqarimit të Ministrisë, ndryshimet dhe plotësimet e propozuara, kanë për qëllim që t’i përmirësojnë procedurat për zgjedhje, avancim dhe vlerësim të administratorëve, me çka do të rritet numri i kandidatëve për punësim, por edhe do të kontribuohet në ruajtjen e cilësisë dhe motivimin e të punësuarve në administratën publike.

Sipas propozimit, pjesa e provimit për kontroll të kapacitetit intelektual dhe testimi i personalitetit, të përfshirë në ligj, vetëm e komplikojnë procedurën për selektim të kandidatëve për punësim, por nuk vërehet ndonjë ndikim I ndjeshëm që do të kontribuonte në punësim në bazë të meritave.

Comments