Muki i jep “leksion” Sedlloskit, Shkupi me futbollist të fortë, por jo edhe me trajner!

417
fresco

Dy disfata brenda një muaji nga kundërshtari i njejtë. Kush mund ti ia bëj këtë Shkupit? përveç Muharem Bajrami i njohur shkurtimisht edhe si “Muki”. Po, pikërisht ai, i larguar një vit më parë për shkak “rezultateve të dobëta” nga Shkupi, por tashmë e fiton dy herë brenda një muaji ish-ekipin e tij por edhe të zemrës.

Edhe pse ndoshta i ri në këtë profesion, Muharem Bajrami me Makedonija Gjorçe Petrovin i jep “leksion” homologut të tij Goce Sedlloskit në aspekt të punës, angazhimit, peshës dhe përgjegjësisë si trajner.

FC Shkupi jo rastësisht është në krye të tabelës pas 15 xhirove të luajtura në këtë sezon të ri, pasi posedon grup mjaft të mirë të lojtarëve që falë kryesisë bardhekaltër që investuan këtë verë. Mirëpo, Sedlloski po bie dy herë nga provimi në matjen e forcave përballë Muki Bajramit në ndeshjet direkte të luajtura Shkupi – Makedonija Gjorçe Petrov. Këta të fundit, fituan ndeshjen kampionale ndaj skuadrës nga Çairi me rezultat 2:1, ndërsa të mërkurën eliminuan edhe përmes penalltive Shkupin në çerekfinale të Kupës, pasi ndeshja e rregullt u mbyll me barazim pa gola.

E gjithë kjo shfaq një pamje se Muki është mjeshtër në krahasim me Sedlloskin. Loja taktike dhe vendosmëria e futbollistëve të Makedonija Gjorçe Petrovit fitoi përballë një skuadre si Shkupi që realisht është më e fortë në aspekt të futbollistëve cilësor që ka në radhët e veta.

A gaboi Shkupi që ndërroi Muharem Bajramin vitin e kaluar? Kjo gjë mbetet të shihet, ndërsa për momentin rezultati Muki – Sedlloski është 2:0.

Comments