Mundo Deportivo: PSZH u tall me Barcelonën

“El Mundo Deportivo” ështe e bindur se PSZH u tall me Barcelonën kësaj vere, referuar negociatave për Nejmarin. Pas një “telenovele” të gjatë e të ethshme verore, më në fund ai qëndroi atje ku ishte, te PSZH. Javën e fundit qe bërë e qartë se kampioni brazilian ishte i gatshëm të pranonte vetëm kthimin te Barcelona, por, megjithëse bëri gjithçka që gjërat të shkojnë në drejtimin e duhur, nuk kishte asnjë mënyrë për ta arritur marrëveshjen.
Siç raportohet nga kjo gazetë spanjolle, kërkesa e fundit e PSZH për Barcelonën ishte kjo: 150 milionë euro, plus Rakitiç (vlerësohet 50 milionë euro), Todibo (8 milionë) dhe Ousmane Dembélé (me karton 120 milionë). Klubi parizien, pra, midis parave “kesh ” dhe lojtarëve, synonte të mblidhte shumë më tepër se 222 milionë eurot e paguara për të te Barça në verën e vitit 2017. Vet sulmuesi, për të shmangur kalimin e një sezoni tjetër në Paris, ishte i gatshëm të paguante 20 milionë euro nga xhepi i tij, por kjo nuk ka ndikuar në bindjet e klubit. Sidoqoftë, “telenovela” mund të prodhojë seri të reja. Në mos merkaton e janarit, me siguri verën e ardhshme, kur Nejmar do të këmbëngulë edhe më fort për t’u bashkuar me Barcelonën.