Musliu kërkon dorëheqjen e Haxhiut: Një popull e keni terrorizu me abuzimin e rastit të Astrit Deharit

109

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas njoftimit që bëri ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, se janë zhdukur mostrat e Astrit Dehari nga laboratori i toksikologjisë.

Musliu thotë se më nuk duhet të ketë justifikime për këtë rast, duke akuzuar ministren Haxhiu se kanë abuzuar me të që nga ardhja në pushtet.

Moebel THEMA

“Znj. Haxhiu lej lojërat mos kukat mos u viktimizo po jep dorëheqje. Nje popull e keni terrorizu duke abuzuar me rastin e Astritit deri sa keni ardhe në pushtet. Nuk ka justifikime më”.

Musliu i ka kërkuar Haxhiut edhe dorëheqjen morale.

“Nëse ke veç pak ndjeshmëri e pak moral jep dorëheqje!”.

Comments