Musliu-Shoshi: Kryeministri Kurti ka mashtruar në dialog, duhet ta kthejë mandatin te qytetarët
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, mendon se pas marrëveshjes së Ohrit vendi duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja. Ajo ka bërë me dije se shef i ekzekutivit me këtë marrëveshje ka shkelur të gjitha zotimet që i kishte dhënë para votuesve të tij.
Musliu-Shoshi ka vlerësuar se rruga më e mirë do të ishte që Kurti kthej mandatin tek qytetarë dhe në zgjedhje të përballet me votuesit e tij.
Megjithatë, ajo nuk e pret që një gjë e tillë të ndodh. Sipas saj, pavarësisht shkeljeve të primeve, Kurti do të bëj gjithçka për të qëndruar në pushet.
Anëtarja e Komisionit për Politikë të Jashtme ka folur edhe për dyvjetorin e Qeverisë Kurti.
Deputetja e PDK-së ka vlerësuar se kjo qeveri do të mbahet mend për shkelje të secilit premtim dhe të secilit parim.

