Mustafa i kundërpërgjigjet AAK-së: Vendi ka filluar të frymojë lirshëm nga bosët e kazinove dhe reketit

50

Moebel THEMA

Mustafa i  kundërpërgjigjet AAK-së: Vendi ka filluar të frymojë lirshëm nga bosët e kazinove dhe reketit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka krahasuar kryeministrin Isa Mustafa me Shefin e Makinerisë së rrenave pas deklarimit të tij për uljen e shkallës së papunësisë. E këto fjalë duket se e kanë prekur rëndë këtë të fundit.

Me anë të një statusi në Facebook, Mustafa partiakët e Haradinajt i ka quajtur kokëboshë e banditë.

Mustafa ka ‘shpërthyer’, duke i quajtur poashtu edhe bosët e kazinove dhe sekserë.

“Rritjen ekonomike të Kosovës prej 4% vitin e kaluar dhe mbi 4% këtë vit, që është më e larta në Evropë, si dhe uljen e papunësisë nga 35.3% në vitin 2014 në 26.2% këtë vit, e konstatojnë institutet relevante. Jo Kryeministri!

Kokëboshëve e banditëve mund tu pengojë progresi i Kosovës. Sa më shumë që kemi progres aq më pak do të ketë hapësirë për mashtrues që vjelin të varfërit.

Vendi ka filluar të frymoj lirshëm nga bosët e kazinove dhe reketit, nga sekserët dhe ryshfeti.  Prandaj ka zhvillim!”, ka shkruar Mustafa.

Nga ana e tij, Mustafa, ka thënë se trendi i uljes së papunësisë në Kosovë ka ardhur si rezultat i rritjes ekonomike, duke konsideruar se është më e ulëta në pesë vitet e fundit. Janë këto rezultate të dala nga Anketa e Fuqisë Punëtore./Indeksonline/

Comments