Na pret mot me mëngjese të ftohta, me diell gjatë ditës

97
fresco

Mëngjes i ftohtë edhe sot, ndërsa gjatë ditës me diell, me vranësira të vogla mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -10 deri -1, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 4 deri 11 gradë, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

midle

Në Shkup, gjithashtu, pritet mëngjes i ftohtë, gjatë ditës mot me diell, me vranësira të vogla deri mesatare. Pritet edhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Parashikohet temperatura minimale të zbresë deri -5, ndërsa maksimalja të arrijë deri 9 gradë Celsius.

Sinoptikët paralajmërojnë deri të mërkurën të përqendrohet moti stabil dhe i thatë me mëngjese të ftohta, ndërsa më pas temperaturat e mëngjesit të jenë në rritje graduale. Të mërkurën gjatë natës dhe të enjten, priten reshje të kohëpaskohshme lokale, kryesisht me borë.

Comments