Nagavci: Digjitalizimi është pjesë e strategjisë afatgjate për arsim në Kosovë
Ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci pas takimit me homologen maqedonase Milla Carovska tha se është diskutuar tema e digjitalizimit në arsim, përcjell Alsat. Nagavci i uroi sukses ministres Carovska në këtë proces, ndërkaq theksoi se nevojitet kohë për të parë rezultatet nga tranzicionet e tilla.
“Në Republikën e Kosovës jemi duke punuar në planin strategjik të arsimit për vitin 2022-2026. Një pjesë të rëndësishme të planit zë edhe strategjia për digjitalizimin e arsimit në Kosovë.Duhet të sigurohemi që të gjithë fëmijët të kenë mundësi qasësenë materialet e punës”, deklaroi mes tjerash Nagavci