Namazi me pushime – Dr. Musli Vërbani
Ky namaz falet në Ramazan pas namazit të jacisë, përbëhet prej njëzet rekateve.
Pas çdo dy rekateve jepet selam, por mund të jepet selam pas çdo katër rekateve.
Namazi i teravisë edhe pse është sunet mund të falet veç e veç, por edhe me xhematë, vetëm se kuptohet me xhematë është më e vlefshme.
Argumenti për namazin e teravihës:
Transmetohet prej Ebu Hurejrës se Muhamedi a.s. ka dëshirua dhe e ka pëlqye shumë faljen gjatë natës në Ramazan, por nuk ka urdhëruar (nuk e ka bërë obligim), dhe vazhdon duke thënë se Muhamedi a.s. ka thënë:
“Kush falet në Ramazan duke besuar dhe duke llogaritë se shpërblehet i falen gabimet e mëparshme”. (KUTUB SITTE – SAHIHË)
Transmeton Aishja r.a. se gjatë Ramazanit në mbrëmje Muhamedi a.s. u fal dhe u falën tjerët me të, pastaj natën tjetër prapë u fal dhe njerëzit u shumuan në xhami, pastaj natën e tretë dhe të katërtën u tubuan shumë në xhami, mirëpo Muhamedi a.s. nuk prezantoi. Në mëngjes Muhamedi a.s. iu tha: “E kam ditur se jeni tubuar shumë, mirëpo nuk kam prezentuar vetëm për atë se jam frikësuar se do të ju bëhet obligative”. MUSLIMI