Ndahen grante të reja prej nga 3.000 euro për vetëpunësim përmes hapjes së biznesit

Grantet e pakthyeshme në vlerë prej 185 mijë denarë për vetëpunësim përmes hapjes së bizneseve personale janë ndarë sot për personat e papunë nga Shkupi, Kumanova dhe Velesi. Këto ditë do të ndahen edhe grante për qytetet e tjera, me çka do të rrumbullakoset faza e dytë. Me përfundimin e kësaj faze do të ndahen gjithsej 900 grante.
Deri në fund të vitit do të ndahen edhe 100, me çka do të plotësohet kuota prej 1.000 granteve për këtë vit. Nga fillimi i vitit zbatimit të kësaj mase në Maqedoni janë hapur mbi 8.150 biznese të vogla. Numri i madh i tyre, pas vetëpunësimit fillestar, kanë filluar të punësojnë edhe persona të tjerë. Në disa prej tyre tani ka nga 2, 3, 10, 15 ndërsa në disa edhe nga 30 persona të punësuar.
“Masa grant për vetëpunësim të personave të papunë në vlerë prej 185 mijë denarë mjete të pakthyeshme për pajisje dhe repromateriale u tregua si një prej masave më të rëndësishme në hapjen e vendeve të reja të punës. Deri më tani përmes saj janë hapur 8.158 biznese të reja të vogla. Ajo iu ndihmon një numri të madh të personave të papunë të inkurajohen për ta filluan biznesin personal, të fillojnë me realizimin e idesë së tyre të biznesit dhe me këtë të vetëpunësohen, të sigurojnë të ardhura për ekzistencë, ndërsa në ndërkohë të zhvillohen, të përparohen dhe të hapin edhe vende të reja pune”, tha në ndarjen e granteve, zëvendësministri plotësues i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov.
Ai shtoi se në ngjarjen e sotme shënohet përfundimi i ciklit të dytë ose thirrjes publike i cili u shpall nga APRM gjatë këtij viti.
Drejtori i APRM-së Vllatko Poposki sqaroi se sot ndahen grantet për pjesëmarrësit nga cikli i dytë, gjegjësisht faza e parë sepse, siç tha, çdo cikël është ndarë në tre faza dhe realizohet në varësi nga lëndët e përfunduara nga ana e komisioneve të cilat i vlerësojnë.
Informoi edhe se gjatë nëntorit, planet më të mira, më të suksesshme, më inovative dhe ekonomikisht të qëndrueshme, do të marrin 2.000 euro shtesë mjete të pakthyeshme për zhvillim të biznesit.
Përvojat e deritanishme, tha, janë shumë pozitive sepse shumë nga kompanitë nga fillimi i vendi të punës, tani kanë nga dy, tre, pesë, 10, 15 ose 30 njerëz.

