Talat Xhaferi i drejtohet Gjorcevit: T`i kërkosh falje shqiptarëve

181

talat-dzaferi-mji

Seanca e sotme e Komisionit për sistem politik ku si përgjigje në pyetje po jep Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva, ka nisur me vërejtjen e koordinatorit të BDI-së, Talat Xhaferi dhe deputetët tjerë nga ky grup parlamentar për gjuhën e urrejtjes të kryetarit të Komisionit, Vlatko Gjorcev, transmeton TetovaSot.

Ashtu si vlerësuan, ai të premten në seancë ka mbajtur një retorikë nacionaliste ku ka shprehur një urrejtje të madhe ndaj shqiptarëve.

Njashtu, vërejtje për Gjorcevin kanë dhënë edhe deputetët e LSDM-së. Petre Shilegov e akuzoi Gjorcevin se ai direkt është fajtor për atë se çka po ndodh gjatë këtyre tre ditëve në seancën e Komisionit.

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së deklaroi se Gjorcev e ka keqpërdorur të drejtën e tij si kryetar i Komisionit për komente të tija personale.

Comments