Sot vendoset për Kodin Telefonik

221

telefonii

Sot delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka filluar takimet për telekomin që do të zgjasin katër ditë, nga sot deri me datë 29 shtator 2016.

Tema kryesore dhe e vetme e këtyre takimeve është kodi telefonik për Kosovën dhe bisedimet do të fokusohen për finalizimin e gjithë hapave, në mënyrë që Kosova ta marr kodin telefonik shtetëror +383 nga ana e ITU-së, njfton Qeveria e Kosovës.

“Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që marrëveshja për telekomin do të zbatohet ashtu siç palët janë marrë vesh më herët dhe se Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje palëve për zbatim të asaj çka janë marrë vesh në Bruksel”, deklaroi ministrja Tahiri./Politiko.net

Comments