Ndahet nga jeta nëna e këngëtarit, Meda

Një lajm i dhimbshëm ka tronditur sot familjen Përgjegjaj.
Nëna e këngëtarit të njohur të muzikës popullore Meda, zonja Remzije (Maliqi) Përgjegjaj, është ndarë nga jeta më 14 maj 2025, në moshën 69-vjeçare.

Lajmin e ka dhënë fillimisht bashkëshortja e këngëtarit, Luljeta Përgjegjaj, përmes një fotografie tepër prekëse të publikuar në rrjete sociale. Ajo shihet e shtrirë pranë vjehrrës së ndjerë, duke i mbajtur dorën me lot në sy, ndërsa shkruan:
“Shpirti yt në lule të xhenetit vjehrra jem”, duke shoqëruar postimin me emoji lutjeje dhe pikëllimi./Periskopi/