Ndalën operacionet e kërkim shpëtimit në Thumanë, nuk ka më persona nën rrënoja
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë bën të ditur se në orën 4 të mëngjesit të kësaj të enjteje janë nxjerrë nga rrënojat edhe tre trupa të pajetë në Thumanë, duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 37.
Gjithashtu sipas ministrisë në Thumanë është ndërprerë edhe operacioni i kërkim shpëtimit, pasi nuk ka informacion për trupa të tjerë nën rrënoja.
Ndërkohë operacioni vijon në Durrës por nuk ka asnjë informacion zyrtar sa persona ndodhen nën rrënoja.
Tërmeti i së martës me magnitudë 6.3 përveç viktimave dhe të zhdukurve ka shkaktuar dhe plagosjen e mbi 650 personave.

