Ndalesë për kamionë dhe autobusë në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit

394

Nga ora 08:45 vendoset ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese, ndërsa për automjetet tjera përdorim i obligueshëm i pajisjeve (zinxhirëve) në aksin rrugor Tetovë-Kodra e Diellit, informojnë nga LAMM dhe NP Rrugët e Maqedonisë, njofton Koha.mk

Për shkak të borës në drejtimin rrugor Strugë- vendkalimi Qafë Thanë nga ora 07:15 është vendosur ndalesë e lëvizjes së automjeteve të rënda.

Nga ora 04:10, ndalesë për lëvizje të kamionëve ka edhe në aksin rrugor Mavrovë- Dibër.

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës në rrugë.
Borë bie në Kodër të Diellit, Mavrovë, Dibër, Ohër, Strugë, Kërçovë dhe në qafat malore Strazhë, Bukovë, Gjavatë, Pletvar, Presekë dhe Zheleznec.

Për shkak të temperaturave të ulëta e mundur është paraqitje e ngricave. Autoritetet apelojnë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve dhe përshtatje e shpejtësisë me kushtet në rrugë.

Comments