Ndërmarrja “Trepça” funksionalizon kanalin për sinjalizuesit me qëllim të luftimit të korrupsionit
Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka funksionalizuar kanalin zyrtar për sinjalizim.
Vendimi është marrë nga kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes me qëllim të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit.
Në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, si dhe në bazë të Vendimit zyrtar të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A., është funksionalizuar kanali zyrtar për sinjalizim: sinjalizuesi@trepcasha.com. Kjo adresë elektronike shërben për pranimin e sinjalizimeve që lidhen me: dyshime për korrupsion, keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, shkelje ligjore dhe etike, veprime apo mosveprime që cenojnë interesin publik dhe integritetin institucional”, thuhet në njoftim.

