Ndërprerjeje prej 15 minutash të trafikut në Vërbjan për shkak të minimit

645

Në drejtimin rrugor Kërçovë- Ohër te fshati Vërbjan sot për shkak të punimeve- minim në periudhën prej orës 12 deri ora 15 trafiku do të jetë në ndërprerje 10 deri 15 minuta.

Ndërprerjeje prej 15 minutash të trafikut në Vërbjan për shkak të minimit

Deri më 1 maj i mbyllur për trafik për gjitha llojet e automjeteve është drejtimi rrugor Ohër- Resnjë, përmes Parkut nacional Galiçicë (lidhja P1307 Dogana- lidhja me A3 dhe P1301.

LAAM informon se qarkullimi nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të thata.

Për shtetasit e Maqedonisë janë mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare për dalje nga vendi. Janë mbyllur të gjitha vendkalimet për hyrje në vend për shtetasit e huaj, automjetet dhe udhëtarët, përveç për transit të automjeteve transportuese, për përfaqësuesit e trupit diplomatik dhe ata që do të marrin leje përkatëse nga ana e MPB-së, ndërsa pas mendimit paraprak të marrë nga ana e Shtabit kryesor koordinues.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Comments