Ndërroi jetë Indrit Çelaj, i riu u qëllua dje me armë në kokë

1,334

Ka ndërruar jetë në spital i riu që u plagos dje në Tiranë me armë zjarri. Indrit Çelaj, 26 vjeç, ndodhej në gjendje kome për shkak se u qëllua në kokë me pistoletë.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku i riu ishte duke kryer punime për kondicionimin e një vile. Pas një konflikti të çastit me shtetasin me iniciale L.V., 26 vjeçari mbeti i plagosur, por sot ndërroi jetë. /TCH/

Comments