Ndërron jetë heroi i luftës që shkundi Parlamentin grek me fjalimin për shqiptarët (VIDEO)

693

Ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare, ish-deputeti grek Manolis Glezos. Ish-deputeti ka humbur jetën mesditën e sotme si pasojë e një ataku kardiak.

Ish deputeti arvanitas njihet edhe për qendrimet e tij liberale ndaj emigrantëve dhe fqinjëve të Greqisë, ndërkohë që pesë vite më parë mbajti një fjalim të fortë në Parlamentin e Greqisë duke thënë se të paktën 13 deputetë kishin prejardhje shqiptare duke qenë arvanitas.

Në fjalën e tij, Glezos pyeti kreun e Parlamentit grek nëse ishte i sigurt që ishte grek pasi mbiemri i tij ishte arvanitas.

“Ne jemi fqinj (me shqiptarët sh.r), gruan mund ta largosh nga shtëpia, edhe djalin mund ta largosh, por fqinjin jo”, u shpreh ai ndër të tjera në atë fjalim që mbetet një ndër më të fortit sa i përket shqiptarëve në Parlamentin grek.

Kur arvanitasi Manolis Glezos, e bëri për "ujë të ftohtë" Parlamentin Grek

Deputeti arvanitas i "Syriza"-s, Emanouil Glezos, i ka rrëfyer nga podiumi i Parlamentit Grek se "më shumë se gjysma në sallën e Parlamentit është me prejardhje shqiptare…". Ndiqeni të plotë këtë video material! konica.al#Shperndajeni

Gepostet von Zgjohu Shqiptar am Donnerstag, 7. Juni 2018

Comments