Ndërron jetë Kofi Annan, ish sekretari i përgjithshëm i OKB-së!

231

Ish sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, dhe lajmi është bërë i ditur nga vetë OKB. Mësohet se Annan mbylli sytë në Zivcër pas një sëmundjeje të shkurtër.

Me origjinë nga Ghana, Anan ka mbajtur një sërë rolesh në Kombet e Bashkuara, duke filluar nga paqeruajtja deri tek menaxhimi. Në vitin 1990 ai negocioi lirimin e pengjeve në Irak, pas pushtimit të Kuvajtit. Pesë vjet më vonë, ai mbikqyri tranzicionin e Forcës Mbrojtëse të Kombeve të Bashkuara (UNPROFOR) tek Forca Shumëkombëshe Zbatuese (IFOR), një organizatë paqeruajtëse e OKB-së. Në këtë moment të transferit të përgjegjësisë, operacionet në ish-Jugosllavi iu dorëzuan NATO-s.

Në njohjen e aftësive të tij, Annan u emërua sekretar i përgjithshëm, posti më i lartë i OKB-së, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në dhjetor 1996. Ai filloi të shërbente mandatin e tij katërvjeçar më 1 janar 1997. Në verën e vitit 2001, Kombet e Bashkuara emëruan njëzëri Kofi Anan në mandatin e tij të dytë pesëvjeçar si sekretar i përgjithshëm. Më 12 tetor 2001, Çmimi Nobel për Paqen iu dha së bashku Kombeve të Bashkuara dhe Kofi Anan. Sipas motivacionit të çmimit Anan kishte sjellë një jetë të re në organizatën paqeruajtëse, luftën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat civile dhe mori guximin për sfidat e reja të terrorizmit dhe sindromën e fituar të mungesës së imunitetit, AIDS.

Comments