Ndërtimi i Qendrës urgjente në Kumanovë do të fillojë në nëntor



Ky objekt do të jetë i dizajnuar për rastet urgjente në lëminë e kirurgjisë dhe sëmundjeve interne dhe do të ketë hapësirë prej 750 metër katrorë
Qendra urgjente mjekësore në Kumanovë do të fillojë të ndërtohet në muajin nëntor, kështu tha ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.
Todorov tha se ky objekt do të përmbush nevojat e më shumë se 200 mijë qytetarëve të qytetit të Kumanovës dhe rrethinës.
.
Gjithësejt, ky spital do të mund të shërbejë për 130 pacientë.