Ndeshja Prishtina – Drita do të transmetohet në kryeqytet, mundësi e mirë për qytetarët

337

Të gjithë personat që nuk do të shkojnë në Pejë, mund ta shikojnë ndeshjen edhe në Prishtinë në platonë e Grand Hotelit.

Ekrani do të vendoset në ora 14 : 00, ndërsa lojën do të mund ta shohin nga ora 16 : 00.Në rrugët e kryeqytetit shihet një organizim i madh, ku pothuajse të gjithë dëshirojnë të marrin rrugë për në Pejë – stadiumin (Shahin Haxhiislami).

Prishtina dhe Drita takohem sot me fillim nga ora 16:00, në kuadër të xhiros së fundit të Vala Superligës për të përcaktuar fituesin e kampionatit dhe ekipin që do të na përfaqësojë në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Prishtina shpallet kampion vetëm në rast të fitores me 2 gola epërsi (2-0, 3-1, 4-2), kurse Drita me barazim, fitore ose humbje me një gol disavantazh.

Interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm nga Plisat dhe Intelektualët, por në stadium do të hyjnë vetëm 1300 persona

Comments