Ndihmon Veleshta: 15 mijë euro për Hasanbegun


Në Hasanbeg, Këshilli i xhamisë në Veleshtë si bartës aksionit humanitar në ndihmë të zonave të përmbytura të Shkupit ka shpërndarë në familjet nevojtare shtëpi më shtëpi ndihmën financiare të Veleshtës.Siç bëjnë të ditur nga ky organ Veleshta ka grumbulluar 15 mijë euro në ndihmë të Hasanbegut.
“Këshilli i xhamive të Veleshtës falenderon mërgimtarët dhe të gjithë personat që kanë dhën kontribut në këtë rast dhe gjithmon kur ka patur nevojë”informojnë nga kjo struktur.