Ndodh mrekullia në Thumanë: Djali nxirret gjallë nga rrënojat
Tërmeti që ra pak para orës 04.00 në Durrës ka shkatërruar një numër të madh godinash të dëmtuara, ndërsa zyrtarisht raportohet për tre godina të rrafshuara.
Ndërkohë, në redaksinë e Abc News ka mbërritur fotoja nga një moment që të përlot ku duken pamjet teksa shpëtohet nga rrënojat një i mitur, i cili kishte mbetur brenda.
Situata paraqitet dramatike në Thumanë pas tërmetit 6.3 i shkallës richter.
Gazetari i Abc News, Ahmet Zani raporton se dy ndërtesa janë shembur dhe dyshohet se në to kanë mbetur banorë.
“Brenda dëgjohen britma, dyshohet se ka njerëz të bllokuar në ndërtesat e rrënuara. Wshtë e papërshkrueshme ajo që po shoh, njerëzit po ndihmojnë njeri-tjetrin për të dalë nga rrënojat. Ka britma kudo”, raporton gazetari i Abc Neës.
Ndërkohë, zyrtarisht raportohet për një shtesë pallati dhe dy godina të shembura deri më tani, por ka dyshime se bilanci është më i rëndë.
Gjergj figuri
sapo është konfirmuar dy viktima
ka rënë nga ballkoni
ka humbur kontrollin e mjetit