Ndodh prapë: Facebook dhe Instagram bien përsëri
Instagram, Facebook dhe Messenger kanë rënë për disa përdorues për herë të dytë në një javë.
Sipas mediave të huaja ndërprerja e së premtes ndodh vetëm disa ditë pasi gjiganti i rrjeteve sociale kishte probleme, që çoi në një ndërprerje globale për më shumë se shtatë orë.
Sipas Doën Detector, i cili gjurmon nëse shërbimet e internetit po funksionojnë normalisht, më shumë se 20,000 njerëz raportuan një ndërprerje në Instagram gjatë orëve të mbrëmjes.
Gjithashtu, siç thuhet më tej, një numër më i vogël njerëzish raportuan edhe një ndërprerje në Facebook