Ndodhë në Zvicër,artikull ushqimorë i prishur i blerë në supermarket

Po të ndodhte në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut ose diku tjetër ,do të përbënte skandal edhepse në shumë raste gjejmë artikuj të skaduar dhe në shumë raste nuk bëhen kontrolle të detajuara nga inspektoriati I ushqimit ,por që kjo të ndodhë në Zvicër,më saktësisht në Lucern,përbën vërtetë një lajm të madh informon Faktiditor.ch.
Bëhet fjalë për një artikull ushqimorë të blerë në një nga supermarketet e Lucernit por që sipas asaj që shihet përmes fotografisë së dërguar nga një lexues I Faktiditor shihet qartë se ai artikull ushqimor është thuajse krejtësisht I prishur .
Nuk dihet nëse rasti është denoncuar ose jo te autoritetet përkatëse për t’u ndërmarrë masa për këtë rast vërtetë të çuditshëm pasi bëhet fjalë për një vend si Zvicra ku kontrollet e ushqimit janë të mëdha.Faktiditor.ch