Ndodhej me pushime në Durrës humbet i riu me çrregullime mendore

118

Moebel THEMA

Një 26-vjeçar me çrregullime mendore është larguar nga banesa në Durrës ku ndodhej me pushime së bashku me familjen e tij. Ditën e sotme rreth orës 18:45. në lagjen Nr.13, Ledjan Hasani është larguar nga banesa duke humbur kontaktet me familjen.

Sipas të dhënave të policisë i riu është  rreth 1.60 cm i gjatë ka flokë ngjyrë kafe të shkurtër, sy ngjyrë kafe është ezmer dhe i dobët e ecën pak i kërrusur. Ai ka veshur një palë palë rroba banje ngjyrë të zezë dhe në krahun e djathtë ka një tatuazh.

Qytetarët të cilët e shohin të riun me këto tipare janë të lutur të telefonojnë në numrin 0694110217.

Comments