Në 24 orët e fundit, 13 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, 26 prej tyre janë

Ndalesën për lëvizje në periudhën prej orës 21 deri në orën 5 në tërë territorin e vendit në 24 orët e fundit, gjegjësisht më 23 dhe 24 mars, nuk e kanë respektuar 133 persona, më së shumti në Shkup – 44, me ç’ rast janë arrestuar 26 persona, kundër 33 personave do të ngrihen padi penale të përshtatshme, për tre padi për shkelje, ndërsa 71 persona janë paralajmëruar.
Përveç kësaj, siç kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, janë kryer 152 kontrolle në hotelieri dhe objekte të tjera, gjatë të cilave vetëm në një rast (objekti hotelierik në Ohër) është evidentuar mosrespektim i masave të qeverisë, ndërsa objekti është mbyllur.
“Në total, në periudhën prej 26 shkurt deri më sot, 24 mars, janë lëshuar 1.105 vendime për izolim, ndërsa 8,709 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim, thuhet në kumtesën e MPB-së.