Në Aeroportin e Shkupit janë sekuestruar implante për gjoks

105

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në Aeroportin e Shkupit është parandaluar kontrabanda e 9 kutive me implante për gjoks, përcjell TV21. Implantete janë gjetur te një shtetas i Austrisë, që po futej në Maqedoninë e Veriut.

“Gjatë kontrollit të pasagjerit, në bagazh, në njërën nga valixhet, janë zbuluar implante të padeklaruara, për të çka pasagjeri nuk ka pasur as leje importi për këtë lloj malli nga institucioni kompetent. Ndaj pasagjerit është bërë kallëzim përkatës dhe implantet janë sekuestruar”, shtojnë nga Drejtoria e Doganave./tv21.tv

Comments