Në BE e mirëpresin draft-statutin e Asociacionit të dërguar nga kryeministri Rama

258
fresco

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, ka komentuar veprimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili dje tha se u ka dërguar presidentit francez Emmanuel Macron, kancelarit gjerman Olaf Scholz si dhe palës amerikane një draft të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai tha se e kanë mirëpritur një veprim të kryeministrit Rama, si dhe gjithë kontributet e të tjerëve për këtë çështje janë të mirëseardhura.

Stano theksoi se “secili kontribut konstruktiv në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, në kuadër të të cilit është duke u diskutuar edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, është i mirëseardhur”.

Kujtojmë se dje kryeministri Rama tha se në adresë të vendeve më të fuqishme perendimore ka dorëzuar një draft të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe./Lajmi.net

Comments