Në Gjykatën Civile në Shkup vdes dëshmitari i një gjykimi

92
fresco

MPB informon se dje në SPB Shkup është raportuar se në Gjykatën Themelore Civile të Shkupit ka ndërruar jetë Z.D., i cili ishte dëshmitar në një proces gjyqësor.

Mjeku nga Ndihma e Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.

Comments