Në Kërçovë mbi 30 fshatra në mëngjes mbetën pa energji elektrike

Dëbora e cila ka rënë në 24 orëshin e fundit në Kërçovë shkaktoi ndërprerje të furnizimit me energji elektrike te disa fshatra dhe lagje të Komunës. Në mëngjes fshatrat e rajonit Osllomej nuk kishin furnizim me energji elektrike, si dhe fshatrat në lumin Beliçka, të cilat mbetën pa energjensin e domosdoshëm.
Ekipi i EVN-së nga Kërçova prej në mëngjes janë në terren dhe punojnë në sanimin e defekteve.
“Dëbora shkaktoi disa defekte në rrjetin elektrik në rajon. Pa energji elektrike mbetën fshatrat në rajonin Osllomej dhe në lumin Beliçka ose tridhjetë fshatra në mëngjes ishin në errësirë. Ekipet tona prej në mëngjes janë në terren dhe pritet në rajonin verior deri në orën 16:00 tërësisht të rregullohet energjia elektrike deri te të gjitha fshatrat, ndërsa në rajonin jugor rrjeti elektrik do të rregullohet te shumica e fshatrave. Për sanimin e tërësishëm të defekteve do të duhet të punohet edhe gjatë ditës së nesërme, ose të paktën të tilla janë pritjet tona. Defektet që i shkaktoi dëbora kontribuuan që në disa vende të ketë edhe ndërprerje të energjisë elektrike si në fshatin Belicë dhe për shkak të mënjanimit të këtyre defekteve më të rënda, sanimi shkon më ngadalë”, informuan nga EVN.